Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për Planetin!

Një maratonë 10 ditore aktivitetesh e diskutimesh, kushtuar mbrojtjes së mjedisit dhe ngrohjes globale, u zhvillua në Sheshin Skënderbej në Tiranë, paralelisht me Samitin e Klimës në Glasgow COP 26, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ, asaj të Mbretërisë së Bashkuar, Vodafone Albania dhe Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë. Në përmbyllje të këtyre aktiviteteve u mbajt dje një konferencë për shtyp ku ishin të pranishëm znj. Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ambasadori i Gjermanisë z. Peter Zingraf, z.v. ambasadori britanik në Tiranë, z. Jason Ivory, CEO e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki dhe përfaqësuesi i zyrës së FAO në Shqipëri, z. Arben Kipi. Në fjalën e saj, CEO i Vodafone Albania. znj. Katia Stathaki, theksoi se kriza klimatike është sfida më e madhe e Vodafone dhe se përmes teknologjisë Vodafone mund të luajë një rol të madh për shpëtimin e planetit tonë, deteve, liqeneve, lumenjve, maleve tona, duke përmirësuar cilësinë e ajrit që thithim si dhe jetën tonë. “Synimi i Vodafone Albania është i qartë: të investojë në axhendën e gjelbër, gjë që tashmë kemi filluar ta bëjmë. Këtë vit vetëm, brenda korrikut 2021, Vodafone është angazhuar të fuqizojë të gjithë rrjetin e vet evropian të energjisë elektrike 100% të rinovueshme. Kemi përmirësuar kriteret e reja mjedisore kur përzgjedhim furnitorët tanë. Kemi një objektiv të ri dhe ai është të ndihmojmë klientët tanë të botës së biznesit të zvogëlojnë emetimet përmes shërbimeve tona, duke synuar kështu kursimin e 350 mt CO2 brenda vitit 2030, ekuivalenti i emetimeve të karbonit të Italisë në 2019. Këtë do ta bëjmë kryesisht përmes ofertës sonë IoT, duke përfshirë matësit smart të gazit, smart logistics dhe aplikimit të teknologjisë në bujqësi. Zyrat tona furnizohen me energji diellore, gjithashtu përdorim makina elektrike për aktivitetet tona. Ky është vetëm fillimi i zbatimit të axhendës sonë të gjelbër, pasi strategjia jonë e biznesit po i ndihmon edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Synojmë të kemi një rrjet 100% të gjelbër deri në vitin 2025.” Më tej CEO e Vodafone foli për instalimin e matësve IoT për monitorimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Tiranës, monitorim që bëhet në kohë reale, duke iu dhënë vendim-marrësve informacion në kohë reale, që ata të bëjnë politika më të mira, për një cilësi të përmirësuar jetese. Po kështu, nëpërmjet teknologjisë mund të matet ndotja e ujit dhe shumë më tepër, duke ndihmuar qeverinë dhe institucionet të aplikojnë politika më të mira mjedisore. Në fund të fjalës së saj znj. Stathaki theksoi se mbrojtja e mjedisit nuk mund të arrihet e vetme as nga qeveria, as nga sektori privat, as nga OJQ-të, por vetëm nëpërmjet angazhimit të përbashkët, sepse Together we can!

SHKARKO APP