Vodafone mundëson lidhjen e Evropës me rrjetin 2Africa nëpërmjet Portugalisë

Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali.

2Africa është sistemi më i mëdh kabllor nënujor në botë, projekti për të cilin ka filluar në 14 maj të vitit 2020. Projekti synon të rrisë ndjeshëm kapacitetin, cilësinë dhe disponueshmërinë e lidhjes së internetit midis Afrikës dhe pjesës tjetër të botës.

Nëpërmjet një degëzimi në Portugali, 2Africa synon lidhjen e Afrikës me Evropën. Fibrat optike do të rrisin për të gjithë përdoruesit në vend shpejtësinë me të cilën ngarkohen e shkarkohen materialet në internet (download and upload speed).

“Instalimi i fibrave të projektit 2Africa, sistemi më i madh nënujor i fibrave optike në botë, përforcon rëndësinë strategjike të Portugalisë si një vendodhje strategjike për implementimin e një infrastrukture kyçe për komunikimet kombëtare dhe ndërkombëtare, nga e cila do të përfitojnë kompanitë, institucionet dhe klientët individidë”, shprehet Paulino Corrêa, Drejtor i Rrjetit Vodafone Portugali.

Në përfundim të tij, projekti 2AFrica do të lidhë 33 vende në tre kontinente (Evropë, Afrikë dhe Azi), duke u shtrirë mbi 45,000 kilometra. Konsorciumi 2Africa përbëhet nga tetë partnerë ndërkombëtarë: Vodafone Group, Meta, Bayobab, Centre3, China Mobile International, Orange, Telekom Egjipt, dhe WIOCC.

Prodhimi dhe instalimi i fibrave të 2Africa mundësohet nga Alcatel Submarine Networks, kompania lider në botë për ndërtimin e fibrave optike nënujore.

SHKARKO APP