Vodhën dy grupe motorash në depon e një banesë, arrestohen
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e vjedhjes. Të arrestuarit janë K. Belaj 20 vjeç dhe E. M 17 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Policia ka kryer arrestimin e tyre pasi gjatë natës në lagjen ”Qeriba Dërri”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në depon e banesës së shtetasit V.E., dy grupe motorrash 50 kubik.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
KOHA JONË SONDAZH

