Vodhën dy persona, arrestohet 17-vjeçari. Në kërkim shoku. Pritën orët e para të mëngjesit për të hyrë në aksion

Dy 17-vjeçarë në Tiranë, pritën orët e para të mëngjesit për të hyrë në aksion. Ata vodhën dy persona në mes të kryeqytetit, në sheshin “Skënderbej”.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre”, njoftoi policia.

Një prej autorëve u kap pak metra larg sheshit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia thotë se po vijon puna për kapjen e tjetrit. Në hetimet rezulton se bëhet fjalë për një pistoletë imituese. Por jo vetëm kaq. Dy të rinjtë rezultojnë se janë autorë edhe të vjedhjes së një farmacie në kryeqytet.

SHKARKO APP