Vodhën shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt dhe të pasurve të tjerë, nënë e bir dalin sot para gjykatës

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi dalin sot para trupës gjykuese për vjedhjen e shtëpive ku Rozeta punonte si pastruese. Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi ku morën 120 mijë euro. 49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje.

 

SHKARKO APP