Vodhi 1.3 milionë euro, në pranga ish-drejtori i bankës

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Gj. Xhaho, person i shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar për vjedhje bankash dhe arkave të kursimit. Ky shtetas, në vitin 2012, kur mbante postin e nëndrejtorit të një banke tregtare, përmes falsifikimit arriti të merrte nga banka rreth 1.3 milionë euro.

Sipas policisë, 47-vjeçari, banues në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit, është dënuar me nga Gjykata e Lartë Tiranë me 12 vite burg

“Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?