Vodhi banesa e lokale gjatë 3 muajve, policia i vë prangat 27-vjeçarit
Arrestohet nga Policia një 27-vjeçar, autor i dyshuar i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.
I riu u vu në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan.
E. S., 27 vjeç, banues në Elbasan, ishte i shpallur në kërkim kombëtar.
Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i 6 vjedhjeve në banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator 2020.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në pronësi të shtetasit P. B., më datë 04.10.2020.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.