Vodhi florinj në një banesë dhe i shiti, kapet 31-vjeçari! Në banesë i gjendet dhe doza me kokainë

Në prangat e Policisë ka rënë një 31-vjeçar është arrestuar, pasi vodhi disa aksesore floriri në një banesë e më pas i shiti në një argjendari te rruga e Dibrës. Policia vuri në pranga E.A, 31-vjeç banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në banesën e një 33-vjeçarje në zonën e Unazës së Re të cilat më pas i ka shitur.

Pas kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit policia gjeti sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur.

31-vjeçari, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?