Vogëlushit të sëmurë i plotësohet dëshira e fundit (VIDEO)

Pas apelit në News24, 11-vjeçari i sëmurë rëndë, Rei Roçi tashmë do t’i gëzohet krevatit të lëvizshëm, por edhe materialeve të tjera që u dërguan në familjen Roçi nga përfaqësuesit e biznesmenit Bekim Halili, i cili mundësoi ndihmën për fëmijën që vuan nga sëmundja West.

Tre javë më parë prindërit e 11-vjeçarit nga Përmeti Rei Roçi, apeluan në News24 për ndihmë. Edhe pse në gjendje të vështirë ekonomike dhe me të vetmet të ardhura pagesën e invaliditetit të të birit, prindërit e 11-vjeçarit kërkuan vetëm një krevat ortopedik për të lehtësuar qëndrimin e të birit.

Në ndihmë të tyre ka ardhur biznesmeni Bekim Halili që veç krevatit ka mundësuar edhe pagesën e ilaçeve për një periudhë njëvjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Vogëlushit të sëmurë i plotësohet dëshira e fundit, një krevat të lëvizshëm dhe ilaçe për një vit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?