Vojo Bregu publikon dokumentet: Shqipëria rrezikon mbylljen e eksporteve të peshkut dhe të vezëve

Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu, ka publikuar disa dokumente ku thuhet se vendi rrezikon mbylljen e eksporteve të peshkut dhe të vezëve. ”Fondet e parashikuara për analizat e ndryshme që kërkohen nga Bashkimi Europian mund të jenë shpenzuar për arsye nga më të ndryshmet, por jo për prioritetin e eksportit. Ndonjë klient në nevojë për fonde, ndonjë show propagandistik me ngjyra mavi, ka marrë fondet që janë jetike pēr ekonomine tonë”,-shkruan bregu në facebook.

Postimi i plotë

SHQIPËRIA RREZIKON MBYLLJEN E EKSPORTEVE TË PESHKUT DHE VEZËVE! Fondet e buxhetit të shtetit për analizat e produkteve të peshkut dhe vezëve, nuk dihet nga kanë shkuar. Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga lista e vendeve që mund të eksportojnë në Europë, peshk, produktet e peshkut dhe vezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fondet e parashikuara për analizat e ndryshme që kërkohen nga Bashkimi Europian mund të jenë shpenzuar për arsye nga më të ndryshmet, por jo për prioritetin e eksportit. Ndonjë klient në nevojë për fonde, ndonjë show propagandistik me ngjyra mavi, ka marrë fondet që janë jetike pēr ekonomine tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bizneset shqiptare kanë eksportuar vetëm në 6-mujorin e parë të 2020 50 milion Euro dhe kanë një numër të punësuarish mbi 5 mijë persona, në një vlerë investimi në vend rreth 60 milion Euro. Mbyllja e eksporteve te peshkut, do të ishte goditje e rëndë financiare, efekti i të cilës do të ndihej për shumë vite në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?