Vokshi: Dy gënjeshtrat e Ramës për pagat e mjekëve dhe mësuesve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një deklarate nga selia blu akuzoi kryeministrin Rama se i ka gënjyer dy herë radhazi që nga viti 2017-të mjekët e mësuesit, duke iu premtuar rritje rrogash.

“Edi Rama mashtrues që nuk njeh asnjë kufi për pushtetin e tij mashtrime me mjekë e mësues për rritjen e pagave. Në fund të vitit 2017, 28 dhejtor 2017 deklaronte para mjekëve dhe mësuesve: Rroga juaj do rritet cdo vit. Por as pagat e mjekëve, mësuesve dhe administratës nuk u rrit asnjë qindarkë. Njerëzit për të janë vetëm objekte elektorale, që ose duhen blerë ose duhen mashtruar. Më 17 tetorti 2018 tha se rrogat do rriten më 1 prill. Sot është 4 prill, mjëkë e mësues më cojën sms për mos mbajten e premtimeve nga Rama”,- tha Vokshi.

Sipas saj një gjë e tillë ndodh sepse, “Në arkë nuk ka para. Muaji mars në Tatime dhe Dogana është mbyllur me minus. PD shpreh keqardhje për përdorimin e 35 mijë mësuesve nga Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Pagat, Vokshi: Dy gënjeshtrat e Ramës për mjekët e mësuesit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?