Vokshi: Rama i ka dalë nga kontrolli bashkimi i 45 deputetëve të PD-së, ndaj po vepron

Deputetja e PD-së së Berishës, Albana Vokshi thotë se qëndresa e tyre me protesta në sallën e Parlamentit, do të vijojë. Ajo thotë edhe se kryeministrit Edi Rama i ka dalë nga kontrolli bashkimi i 45 deputetëve të PD-së, ndaj po vepron.

”Protesta jonë s’ka të bëjë me çështje personale, individuale, por për qytetarët. Janë 8 komisione, 8 çështje të interesit publik. Koncesioni në shëndetësi është bërë transparent. Ku kanë shkuan 450 mln euro? Pse nuk ngrihet komisioni hetimor për çështjen e Ramës dhe McGonigal? Sepse do shkojë të Rama.

Ramës i ka ngelur vetëm opozita që po bën çdo gjë të mundur për ta copëzuar. Mirëpo i ka dalë nga kontrolli bashkimi i 45 deputetëve? Ndaj po vepron. A kam të drejtë unë si deputete të protestoj? Nuk ka për të pasur një jetë parlamentare normale për aq kohë sa opozitës, parlamentit i mohohen të drejtat për kontrollin e ekzekutivit”, u shpreh Vokshi.

SHKARKO APP