Vokshi: Realiteti nuk është ai që thotë Edi Rama. Njerëzit janë të varfër

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka reagruar përmes një statusi në facebook, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se po ndihmohen njerëzit në nevojë.

Postimi i plote:

“Realiteti nuk është ai që thotë Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri.

Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit.

Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes “nënë, duam bukë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?