Voltana Ademi: Parashikojmë një vit të vështirë

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se është duke kaluar një vit i vështirë dhe vështirësitë vazhdojnë akoma. ”Bashkia Shkodër është ndër bashkitë që vetë financon aktivitetet e saj, shërbimet dhe investimet në 100% të rasteve”,-tregoi Ademi, teksa sqaroi se si është situata ekonomike atje.

Nga ana tjetër, ajo tha se parashikohet një ulje e të ardhurave dhe realizimi i buxhetit mund të shkojë deri në 80% të asaj çfarë ishte parashikuar. Sektori i biznesit është ai qe Voltana Ademi e përmendi si më të dëmtuarin nga pandemia e Covid-19.

Ajo nuk la pa përmendur dhe turizmin, si një sektor që ka vuajtur pasojat e pandemisë. ”Shkodra duke qenë një vend turistik ka vuajtur për shkak të pamundësisë për të pritur turistë”. Ademi tregoi se është bërë planifikimi i buxhetit të vitit të ardhshëm duke theksuar se do të përpiqen të mbajnë nivelin e këtij viti dhe sipas saj edhe viti 2021 do të jetë një vit i vështirë.

SHKARKO APP