Voltana Ademi: Shkodra e përmbytur prej javësh, ç’duhet të ndodhë më që të shpallni emergjencën

Prej disa javësh Qarkun i Shkodrës ndodhet nën kërcënimin e përmbytjeve. Mijëra hektarë janë nën ujë dhe llogaritet të paktën 50 shtëpi të përmbytura. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar pamjet alarmante të situatës që është rënduar gjatë natës në zonën e Nënshkodrës dhe ka lëshuar thirrjen e fortë për Qeverinë: “Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të shpallet Gjendja e Emergjencës së Fatkeqësisë Natyrore në Shkodër?!”

Ademi vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë për të ndihmuar banorët e këtyre zonave që pas tokave e stallave, tashmë po detyrohen të lënë edhe shtëpitë e tyre, pushtuar nga uji, për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore që ofron dhe ndihmën e duhur.

Situata e përmbytjeve në Shkodër, datë 12 shkurt 2021
Bashkia Shkodër/
Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha
Tokë e pakultivuar 1100 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha
Grurë 240 Ha
Bimë Dekorative 127 Ha
Pemëtore 50 Ha
Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
Grurë 50 Ha
Pemtore 40 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
Shtëpi të përmbytura 8.
Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2-3m.
Ujesjellësi Oblika 2 jashtë funksionit
Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulëta.
Gjendje e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)
Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).
Fshati Obot në gjendje te jashtëzakonshme rrezikshmërie!
Njësia Administrative Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha,
Tokë e pakultivuar 380 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
Grurë 100 Ha
Bimë dekorative 120 Ha
Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
Shtëpi të përmbytura 9
131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
Tokë e pakultivuar 110 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha
Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Bërdicë/Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Të pakultivuara 230 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
Grurë 90 Ha
50 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
Rrethina/1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushën e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 160 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
Pemëtore 10 Ha
70 shtëpi kanë prezencë uji në shtëpi.
Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm
4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?