Von der Leyen: Të hiqen masat për udhëtarët nga Ballkani
Në një kohë që lëvizja e lirë po rifillon, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri thirrje edhe njëherë për heqjen e të gjitha masave shtrënguese për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von Der Leyen e kërkon këtë, pasi situata me pandeminë në këtë zonë është e qëndrueshme. Po ashtu presidentja e Komisionit Europian, shkruan se do të jetë certifikata EuCovid, ajo që do të lehtësojë udhëtimin.
“Numri i rasteve me Covid-19 është ulur ndjeshëm. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e partnerëve për të cilët ndalimi i udhëtimit duhet të hiqet. Certifikata EuCovid do të lehtësojë udhëtimin mes vendeve tona. Financimet e BE janë të vlefshme për të ngritur sistemet e nevojshme në rajon”.