Vonesat në përgjigjet e tamponeve, Manastirliu: E di se çfarë po bëhet

Gjatë konferencës me gazetarët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndër të tjera tha se ka vonesa në përgjigjet e tamponëve. ”Unë e di që ne jetojmë në këtë realitet, e dimë se çfarë bëhet jashtë, e dime se çfarë ndodh. Jemi të vetëdijshëm që ka problematika në pandemi, asnjë sistem nuk është bërë për të përballuar pandemi që zgjasin që ka valë ta parë dhe valë të dytë. Nuk është bërë një sistem, duhet të kemi një gjë parasysh duhe të ketë një balancë mes shpejtësisë dhe saktësisë së rezultatut, e cila është thelbësore. 24 deri në 72 orë nga marrja e testit, a ka vonesa po mund të ketë vonesa po përmirësohemi”,-tha Manastirliu.

SHKARKO APP