Vonohen tragetet nga Bari, Ndreu: Në Itali vetëm 2 sportele

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon se gjatë datave 22-24 dhjetor 2018 në Portin e Durrësit kanë mbërritur me vonesë trageti i linjës Durrës-Bari-Bari-Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare Paulin Ndreu, kjo vonesë ka ardhur si rezultat i vonesave të shkaktuara nga autoritetet italiane gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar.

“Autoritetet italiane në portin e Barit po punojnë vetëm me dy sportele dhe nuk kanë shtuar personel për të përballuar fluksin e personave që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Si rezultat i vonesa të shkaktuara nga personeli italian i portit të Barit imbarkimi i udhëtarëve është bërë me vonesë dhe nisja gjithashtu është kryer me vonesë. Për këtë arsye trageti ka mbërritur me vonesë në portin e Durrësit”, deklaroi Ndreu.

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare ka komunikuar me konsullin tonë në Bari për të paraqitur shqetësimet pranë autoriteteve italiane të portit të Barit për vonesat e trageteve dhe marrjen e masave për menaxhimin e fluksit të pasagjerëve për festat e fundvitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpresojmë në bashkëpunimin e autoriteteve italiane në portin e Barit për shtimin e personelit në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa për pasagjerët të cilët udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I kërkojmë të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me tragetet e linjave Durrës-Bari që të na mirëkuptojnë dhe informohen për oraret dhe vonesat pranë agjencive të trageteve”, u shpreh Ndreu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?