Vora sërish në protestë, Sallaku: Të përsëriten zgjedhjet

Për të dytën ditë radhazi, mbështetës të LSI-së kanë dalë në protestë për të kundërshtruar rezultatin në Vorë që nxori fitues kandidatin e djathtë, Fiqiri Ismaili. Sipas kandidatit të LSI-së, Luan Sallaku, PD-ja ka fituar në Vorë përmes listës së manipuluar të zgjedhësve dhe ka kërkuar nga organet kompetente të zbardhë këtë situatë dhe të ripërsëriten zgjedhjet për këtë Bashki.

itorja e demokratëve ka ardhur si rezultat listës fiktive të 600 zgjedhësve në Vorë, kandidati i majtë Luan Sallaku, është shprehur se protestat do të vijojnë, derisa zgjedhjet për këtë Bashki të ripërsëriten.

“Sot jemi këtu për të kërkuar të drejtën tonë pasi ne dalim fitues nga diferenca e shtesave fiktive, ose në të kundrët të përsëriten zgjedhjet, të bëhen zgjedhje të ndershme”, tha ai.

Më herët, LSI deklaroi se nuk do ta njohë rezultatin që nxjerr fitues në Vorë kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili, duke i bërë thirrje Prokurorisë dhe organeve kompetente të zbardhin manipulimet sipas tyre që kanë ndodhur në listat e zgjedhësve.

SHKARKO APP