Vorë, ndalohet 63-vjeçari që i kërkonte seks, adoleshentes
Policia e Tiranës ka arrestuar një 63-vjeçar nga Vora, i cili përndiqte seksualisht një 18-vjeçare nga fshati Marqinet. Ndalimi i tij është bërë me iniciativë.
“Më datë 14.08.2017, u bë ndalimi me inisiativë i shtetasit Xhemali P., vjeç 63, banues në Vorë, pasi muajin Gusht, të vitit 2015, në fshatin Marqinet, ka ngacmuar seksualisht shtetasen e mitur K. P, vjeçe 18, banuese në fshatin Marqinet 2, Vorë.”
Po ashtu, ka arrestuar në flagrancë dhe një person tjetër: Ervis S. 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 00:30, në rrugën “Preng Bib Doda”, ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur shtetasen G.Gj, vjeçe 23, banuese në Tiranë.

