Voskopi mes luftës për identitet dhe klientelizmit të Rilindjes

Ismeralda Seidolli, LSI Korçë

Shqipëria ka kushte klimaterike dhe tokë shumë të përshtatshme për zhvillimin e vitikulturës. Vetëm 8 km nga zemra e Korçës, Voskopi, fshati qe deri në vitin 1939 prodhonte një nga verat më të mira në Ballkan; në sajë të varietetit unikal të rrushit që e karakterizon këtë zonë; sot është lënë në harresë nga politikat e Rilindjes.

Kultivimi i vreshtave është një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe vetëpunësimit për një numër të madh të fermerëve te kesaj zone. Por mungesa e vëmendjes së qeverisë, subvencionimit dhe gjetja e tregut per shitjen e nenprodukteve të përpunuara të rrushit në këtë zonë; ka ndikuar ndjeshëm në uljen e interesit për zhvillimin e ketij sektori, duke sjelle si pasojë uljen e nivelit të të ardhurave për frymë.

Neglizhenca nga ana e pushtetit lokal dhe orientimet klienteliste të tij; po shkatërrojnë autencitetin dhe traditën e kësaj zonë; duke lënë në harresë nje tjeter sektor të zhvillimit ekonomik të rajonit. Pasoja e kësaj politike oligarkike krahas problemeve ekonomike dhe socilale në fshatin Voskop është shpopullimi masiv. Familje që jetojnë nën minimumi jetik dhe të rinj të papunë, sot janë larguar dhe po largohen sepse kanë humbur shpresat per mundësi të reja.

Ata që i njohin banorët e kësaj zone, e dinë shumë mirë sesa e rëndë është për ta, të lenë tokën e tyre dhe të rrisin fëmijët në një vend të huaj. Por kjo qeveri e paskrupullt klienteliste, ka braktisur fshatin, bujqësinë dhe të rinjtë! Më 25 prill; së bashku për t’i dhënë fund kësaj politike keqqeverisëse; me bindjen për të rigjeneruar ekonominë edhe në sektorin e vitikulturës në këtë rajon, me mundesi të reja atraksioni turistik, për të ulur shifrat e larta të shpopullimit dhe për ta drejtuar rajonin drejt nje prespektive të zhvillimit ekonomik konkurrues dhe europian!!!

SHKARKO APP