Vota e diasporës, Bylykbashi: Të bashkëpunohet me një postë private, qytetarët nuk besojnë tek Posta Shqiptare
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se po përpiqen që të arrijnë në konkluzione dhe në dakordësi konkrete. Për votën e diasporës ai u shpreh se ajo është e domosdoshme pasi rreth 2 mijë shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
”Gjykata Kushtetuese që ka marrë vendim për këtë çështje, flet për 1.2 milionë shtetas me të drejtë vote që janë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që unë mendoj se kjo shifër bazuar në të dhënat e Census-it që flet për rreth 1.4-1.5 milionë që kaq gjetur Cenusi, por le të themi që ja 200-300 mijë që nuk i ka regjistruar ose nuk i kanë gjetur ata, maksimumi shkojnë 1.7 ose 1.8 ku një pjesë nga 0-187 vjeç do të thotë që ne kemi rreth 2 milionë apo më shumë zgjedhës, jo shtetas jashtë Shqipërisë me të drejtë vote”,-thotë gjatë fjalës së tij Bylykbashi.
Nga ana tjetër, ai shtoi se vota e diasporës nuk duhet të zvarritet më tej pasi nenet për ta bërë të realizueshme atë nuk mungojnë dhe se filtrat e tepër sipas tij që kanë si qëllim të vështirësojnë votën e emigrantëve duhet të eliminohen. ”Abuzojnë për ta vështirësuar regjistrimin e personave që jetojnë jashtë për të votuar. Filtri që ne duam të heqim është filtri i Ministrisë së Brendshme dhe e-Albania”.