Vota e diasporës, Florian Haçkaj: Qeveria nuk ka dëshirë ta bëjë sepse mendon se është kundër tyre
Bashkëthemeluesi i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj thotë se vota e diasporës është një impenjim i detyruar.
Ai thekson se nga ana e qeverisë është parë një hezitim për ta pranuar këtë lëvizje, duke theksuar se i frikësohet votës kundër.
“Përgatitëm me ekspertët tanë ndryshimet në projektligjin për Kodi Zgjedhor dhe kemi ftuar të gjitha palët politikë, për dialog. Janë ftuar edhe organizata nga diaspora që ta çojmë përpara këtë çështje”, u shpreh ai.