Vota e emigrantëve, ish kreu i KQZ: Jemi ndoshta vendi i vetëm që nuk e zbatojmë

Eksperti i proceseve zgjedhore dhe ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për Ora News, ka folur mbi sfidat që duhet të kalojnë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kume sqaroi mënyrën e përdorimit të teknologjisë në votime dhe se si do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve.

“Në dijeni time, ajo çka palët kanë propozuar variante të ndryshme për përdorimin e teknologjisë së informacionit, nuk ka të bëjë me identifikimin biometrik të zgjedhësve. Por me pilotimin e përdorimit të kësaj teknologjike në votim, që do të thotë votim në qendrën e votimit jo përmes flotës por me touch screen, në kompjuter. Dhe kështu llogaritet edhe rezultati, në mënyrë automatike nga programi përkatës.

Sa i takon identifikimit biometrik të zgjedhësve, dakordësia por edhe ajo çka është vendosur tashmë në Kodin Zgjedhor është që, ky proces të realizohet si i tillë në të gjithë territorin e vendit. Sipas asaj që miratuar tashmë dhe KQZ ka filluar punën për ta realizuar parashikohet që çdo zgjedhës që do të paraqitet në qendrën e votimit, kudo që të jetë kjo qendër votimi, do ti nënshtrohet identifikimit biometrik. Përmes leximit elektronik të kartës së tij dhe po ashtu marrja e gjurmëve të gishtit për verifikimet nesër, pasnesër”

A ka infrastrukturë për votimin e emigrantëve dhe a mund të ngrihet kaq shpejt?

Kristaq Kume: Dy janë sfidat e mëdhaja në të cilat përplaset dhe duhet ti kalojë me sukses KQZ. Sfida e parë, përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe sfida e dytë, e cila për nga problematika që duhet zgjidhet dhe mënyra se si duhet punuar për ta administruar, në mendimin tim është më e madhe, me shumë të panjohura se sfida e parë.

Vota e qytetarëve pa qenë nevoja të jenë në Shqipëri nuk është një risi. Është një gjë që përdoret në vendet e tjera, në vendet  e rajonit po ashtu. Dhe ne jemi ndoshta vendi i vetëm që nuk e kemi zbatuar deri tani. Pra nuk ia kemi siguruar këtë mundësi shtetasve tanë.

Palët kanë rënë dakord dhe i kanë dhënë dritën jeshile këtij procesi dhe për mendimin duke ngarkuar më shumë seç duhet KQZ dhe ajo që pritet deri në fund është realizimi në formën e një rezultati pilot“.

SHKARKO APP