“Vota e emigrantëve, ligj”/ Ekspertja: Ka një ngërç, partitë ua pasojnë topin njëra-tjetrës
Në një intervistë për Ora News, ekspertja e çështjeve zgjedhore Gerta Meta ka folur për temën ndoshta më të nxehtë në tryezën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, votën e emigrantëve.
Sipas zonjës Meta, ka patur debate mbi deklarimin e vendbanimit të emigrantëve, ndërsa shtoi se e drejta për të votuar e tyre është e vendosur në Kod Zgjedhor.
Gerta Meta: Ky është një debat që tani ka marrë fund përsa i përket që të ketë një diskurs lidhur me vendimmarrjen në parim, do votojnë apo jo emigrantët. Tanimë ajo është ligj dhe është vendosur në Kod Zgjedhor që emigrantët do të jenë pjesë e procesit të 25 prillit.
Ajo që vlen të diskutohet është ritmi dhe fryma që KQZ a do të ketë tërë mundësitë dhe tërë kohën në dispozicion për ta realizuar si proces që nesër mos kemi atakime dhe mos kemi diskutime për prekjen apo cënimin e procesit zgjedhor apo standardi i procesit zgjedhor. Sepse ne dimë që qytetarët shqiptarë brenda territorit të Shqipërisë dhe emigrantët që zakonisht politika dhe gjuha me të cilën ne i emërtojmë ata nuk është shumë koherente, por nuk thuhen emigrantë por qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë ose banojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
Ata e kanë shprehur gjithmonë që janë të gatshëm dhe KQZ e ka mbaruar të gjithë fazën e diskutimeve në lidhje me të gjithë ndihmën që do të japë ky komunitet i shtetasve shqiptarë dhe janë ato shoqatat e emigrantëve, diasporës janë në proces diskutimi si ta lehtësojnë dhe ta bëjnë sa më të mundur e sa më të besueshëm mënyrën si do të votohet dhe si do të lehtësohet ky proces për t’ua mundësuar të drejtën kushtetuese që nuk ja mohon kurrkujt brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë.
Nga komunikimet që kemi pasur me KQZ dhe nga updatet që na ka dhënë Kryekomisioneri Shtetëror ka një ngërç, për momentin, është bërë gjithë procedura. KQZ ka miratuar edhe projekt-aktin për mënyrën si do të votojnë emigrantë. Por ky projekt-akti është dërguar partive politike që edhe ata të japin mendimin e tyre apo dakordësinë e tyre se kush do të jetë finalja se si do të votojnë.