Vota nga Diaspora/ Miratohen 97 mijë kërkesa, refuzohen 28 mijë emigrantë
Aktualitet E Enjte, 6 Shkurt 2025 15:30

Vetëm 26 ditë kanë afat emigrantët për të regjistruar veten për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Janë 125 mijë shqiptarë nga Diaspora që kanë aplikuar. Gati 97 mijë prej tyre u është miratuar kërkesa dhe rreth 28 mijë të tjerëve u është refuzuar. Shumica e kërkesave vijojnë të jenë nga Italia, pasuar nga Greqia e Gjermania. Më pak kërkesa ka nga Armenia, Ukraina etj, me nga vetëm 1 aplikim.