“Votë për Shpresën”, Mediu: Në 25 prill do të zgjidhet koalicioni i PD
Në takim me banorët e kombinatit kryetari i Republikaneve Fatmir Mediu u shpreh se keqeverisja ka ndikuar në largimin e të rinjve dhe rënien të ekonomisë. Ndaj ai kërkoi votë për koalicionin e opozitës për ti dhënë mundësi zhvillimit të ekonomisë.
“Një njeri që 8 vjet, jo vetëm që nuk ka ngjitur ndonjë majë po vetëm ka shkatërruar do gjë që kemi ndërtuar në 30 vite demokraci. Shkatërroi shtetin, pushtetin gjyqësor, shkatërroi parlamentin, shkatërroi qeverinë, shkatërroi çdo gjë vetëm që ai të sundonte këtë vend vetëm më klikën e tij të korruptuar. Janë 490 mijë Shqiptar që janë larguar të rinjtë dhe të reja”.
Mediu theksoi se programi i Alencës për ndryshim do iu mundësoi punësim dhe arsimim të rinjve dhe zhvillim bizneseve me ujë të taksave.