Votimet e 2019-s, transparenca e fondeve – Zguri: Votimet anormale, Fino: 80% e partive fantazmë, përfitojnë padrejtësisht fonde

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka raportuar të martën në Kuvend lidhur me aktivitetin e këtij institucioni për vitin 2019. Ai theksoi se klima politike ndikoi negativisht performancën e KQZ gjatë zgjedhjeve të qershorit. Ai i cilësoi zgjedhjet jonormale, me votuesit që nuk patën mundësi zgjedhjeje, situatë që e çoi KQZ-në ne kufijtë e mosfunksionimit. Gjithsesi, ai vlerësoi pozitiv faktin që në këto zgjedhje raportuan mbi financimet jo vetëm partitë, por edhe kandidatët dhe se u kontaktuan nga KQZ 34 auditues të jashtëm të cilët rritën transparencën e fondeve.

Shumë kritik lidhur me punën e KQZ u shpreh Bashkim Fino, deputet i mazhorancës njëherësh relator i raportit vjetor.  Fino tha se 80 partive në vend janë fantazmë dhe përfitojnë padrejtësisht fonde nga buxheti i shtetit.

Deputetët e Komisionit të Ligjeve akuzuan PD dhe LSI se kanë përfituar fonde padrejtësisht nga KQZ për vitin 2019, edhe pse nuk morën pjesë në zgjedhje. Akuzë që u rrëzua nga Zguri, sipas të cilit asnjë prej dy partive nuk ka përfituar fonde për zgjedhjet vendore të vitit të shkuar. / SCAN

SHKARKO APP