Votimi i Presidentit të ri/ Balla: Keqardhje që opozita bojkotoi, por vesi del me shpirtin

Presidenti i votuar në Kuvend me 78 vota, Bajram Begaj nuk mori ”bekimin” nga opozita. Sot në seancën plenare në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për këtë situatë.

Balla tha se ndjen keqardhje që një pjesë e opozitës bojkotoi, por për të është e kuptueshme që vesi del me shpirtin, ku nënkupton që PD është pro bojkoteve.

“Keqardhje shume e madhe për bojkotin e një pjese të opozitës. Frika nga vota, mendoj se kaq shumë bojkote, e kanë dëmtuar PD-në, dhe disa që gjoja bën kuvende dhe thanë që nuk do të bojkotojmë, pas tre javësh e bënë. Vesi del me shpirtin. E kuptuam kush e kishte frymëzimin shumë vjeçar të bojkoteve”.

SHKARKO APP