Votimi më 25 prill, Celibashi: Askush të mos dyshojë për forcën e ligjit

Komisioneri Zgjedhor Shtetëror, Ilirjan Celibashi doli këtë të martë në një konferencë për shtyp ku prezantoi përgatitjet e deritanishme të KQZ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit.

“Ne kemi përfunduar dhe kemi të magazinuara fletët e votimit të disa qarqeve. Sot rreth drekës mbërrijnë dhe fletët e votimit të qarqeve të tjera. I kemi fletët e votimit në magazinën e KQZ 2 ditë më herët pritshmërive. Kjo ndarje është bërë që në shtypshkronjë. Kemi siguruar kamerat e vëzhgimit për të 5199 QV. Janë shpërndarë në KZAZ dhe më pas në çdo qendër. Kemi në proces rekrutimin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik. Numri i aplikimeve është rreth 13 mijë. Ka ende Bashki ku ky numër nuk është i plotë. Personeli është duke u marrë me këto aplikime. Po trajnojmë operatorët që do operojnë pajisjen e votimit elektronik”, u shpreh Celibashi.

Nga ana tjetër, Celibashi siguroi se procesi i nxjerrjes së rezultatit do të jetë i shpejtë, transparent dhe nuk do të ketë probleme. Ai ftoi komisionerët të mos pengojnë punën në nxjerrjen e rezultateve apo të përpiqen ta ndryshojnë atë pasi do të kenë penalitete në bazë të Kodit të ri Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i sigurt që procesi i nxjerrjes së rezultatit nuk do të ketë probleme. Komisionerët janë të ndërgjegjësuar për penalitetet. KQZ nuk do të tolerojë asnjë komisioner që do të venë në provë forcën e ligjit. Me ndryshimet e fundit në ligj ka sanksione të ashpra ndaj atyre që tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve. Ju garantoj se do të reagojmë në mënyrën më të shpejtë. Kemi marrë masat që procesi i nxjerrjes së rezultatit të përfundojë sa më shpejt dhe të ketë një transparencë më të madhe”, shtoi Celibashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?