Votimi për 46 bashki, Rama mbërrin në Kuvend
Reforma Administrativo-Territoriale ka sjellë përplasje të forta politike brenda dhe jashtë Kuvendit, teksa mazhoranca kërkon të votojë hartën e re të ndarjes territoriale.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend gjatë orëve të mbrëmjes, ku vijon seanca maratonë, në përfundim të së cilës pritet të hidhet në votim projektligji për reformën territoriale. Sipas draftit të Partisë Socialiste, numri i bashkive do të reduktohet nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore.
Mazhoranca e justifikon ndryshimin me nevojën për një administrim më efikas dhe për krijimin e njësive vendore me më shumë kapacitete. Opozita, ndërkohë, e kundërshton hartën e re dhe pretendon se procesi nuk ka pasur konsultim të mjaftueshëm me qytetarët.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4938

