Voton edhe Anita Haradinaj: Votoni, përcaktoni të ardhmen Evropiane

Të drejtën për të votuar në Shqipëri për qeverinë e katër viteve të ardhshme, e ka shfryëzuar edhe Anita Haradinaj bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ku dhe ka postuar një foto duke votuar, i ka ftuar shqiptarët që të votojnë në këto zgjedhje, pasi sipas saj do ta përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë Evropiane.

“I ftoj të gjithë Shqiptarët që me të drejtën e votës së tyre sot të përcaktojnë të ardhmen e Shqiperisë Evropiane”, ka shkruar Haradinaj.

SHKARKO APP