Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja kanë ushtruan të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ai tha se sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët.

“Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen”, tha Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?