Vra*ja e policit, 20 vite burg për Redion Hysën

Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhulio Prela. Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Erjon Shehaj dhe tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Eva Hysko, e cila do të vendosë për fatin e të riut.

Hysa u dyshua për ngjarjen pas gjetjes së një arme pistoletë të fshehur në një depozitë uji në taracën e banesës së tij. Në armën pistoletë nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, por ekspertiza balistike provoi se me të është kryer qitje në vendin ku u vra ish-efektivi Prela. Në vijimësi, Hysa ka mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen. Ai ka pohuar se nuk ka dijeni se si ka përfunduar arma pistoletë pranë banesës së tij.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë.

SHKARKO APP