Vra*ja e boksierit shqiptar, Besar Nimani, Policia dhe Prokuroria e Bielefeldit dalin me një deklaratë zyrtare

Sipas njoftimit të policisë dhe prokurorisë gjermane “të shtunën në mbrëmje, 9 mars 2024, një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit. Autori ose autorët janë në arrati”. Mediat kryesore gjermane kanë shkruar për rastin duke theksuar se bëhet fjalë për ish -bokserin kosovar Besar Nimani.

Tutje, në njoftim thujet se sipas gjetjeve aktuale, viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse  Klasingstrasse rreth orës 18:00 kur “një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar”.

Policia thekson se shtetasi kosovar, ka vdekur në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç bëjnë me dije Policia dhe Prokuroria nuk ka rrezik për palët e treta të papërfshira në këtë incident, që ka përfunduar me vrasje.

Tutje policia thekson se hetimet po kryhen nga skuadra e vrasjeve “Ober” në krye me kryedetektivin Alexander Scholz.

Gazeta Express

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?