Vranë kushërinjtë, burg për autorët shqiptarë

Autoritetet italianë kanë dënuar me burg autorët shqiptarë që vranë bashkatdhetarët e tyre. Viktimat janë  kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj. Mediat italiane raportojnë se gjykata ka vendosur dënimin me burg nga 16 deri në 20 vjet për autorët e përfshirë në vrasjen e dyfishtë. Ngjarja ka ndodhur mes datës 9-10 nëntor 2016 dhe kushërinjtë Lleshaj janë ekzekutuar me armë zjarri për konfliktet e drogës.

Viktimat ishin ndjekur më herët nga vrasësit. Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj (me të njëjtin mbiemër por pa lidhje familjare me viktimat), Eduard Nikolli dhe Fation Stojani u dënuan nga gjykatësja Piera Bossi. Prokurori Giuseppe D’Amico kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit. Sipas hetuesve, ata u ekzekutuan pasi po tentonin që të zgjeronin aktivitetin e trafikut të kokainës në Legnano.

Ata vendosën që t’i ekzekutonin dy kushërinjtë Lleshaj, së bashku me një kushëri të tretë, i cili arriti të shpëtonte, në mënyrë që të mos i lejonin që të kontrollonin shpërndarjen e kokainës mes Canegrate, Legnano dhe Parabiago. Mediat italiane raportojnë se 5 të dënuarit ishin pjesë e një organizate kriminale dhe që drejtoheshin nga një tjetër shqiptar, i njohur me nofkën ”Kuqi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?