Vranë njëri-tjetrin pas konfliktit për motive të dobëta, detaje nga krimi në Kavajë
Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, të dy të moshës 43-vjeç, vranë njëri-tjetër në qendër të qytetit. Nga sa mësohet ka qenë Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë.
Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë.
Edmond Gosa në të majtë dhe Altin Rexha në të djathë janë dy viktimat e pasdites së sotme në Kavajë pas një sherri për motive të dobëta me njëri-tjetrin. Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta por dyshohet se përplasjet mes tyre kishin nisur para tre ditësh dhe ditën e sotme ishin takuar për t’u sqaruar por që fatkeqësisht nuk rezultoi kështu.