Vranë policin e RENEA-s, lazaratasit i shpëtojnë burgimit të përjetshëm

Gjykata për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 11 lazaratasve, të cilat akuzohen për vrasjen e efektivit te RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve qershorin e vitit 2015.

Në këtë mënyrë të 5 pandehurit që akuzohen për vrasje i shpëtojnë dënimit me burgim të përjetshëm dhe dënimi maksimal për ta mbetet ai me 35 vite burg. 6 personat e tjerë akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje.

Prokurori lexoi dhe kërkesën për gjykim ku renditi të gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe motivin e saj. Përfaqësuesi i akuzës theksoi se policia ka qenë në operacion në Lazarat për vendosjen e rendit, ndërsa nga hetimi është faktuar se 11 të rinjtë kishin bërë një plan për të sulmuar policinë për të rikthyer në fshat gjendjen e mëparshme, për të mbjellë dhe kultivuar kanabis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky sulm ishte organizuar nga dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko të cilët dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të policit Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personat e tjerë do të qëllonin mbi blutë nga pika të tjera duke zënë në befasi efektivet e RENEA-s dhe policisë lokale./Tv Klan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?