Vranësira dhe kthjellime, temperatura deri në 36 gradë. Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të përfshihet sot nga kushte atmosferike relativisht të ndryshueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti pritet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat në mënyrë të lokalizuar do të jenë më të dendura në relievet kodrinore dhe malore.

Këto kushte do të jenë të pranishme deri pasdite, ndërsa më pas vranësirat pritet të shpërbëhen gradualisht dhe moti të jetë kryesisht i kthjellët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat do të mbeten të larta, me minimumin që zbret deri në 16°C dhe maksimumin që arrin në 36°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7–9 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–2 ballë, duke sinjalizuar përgjithësisht kushte të qeta detare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?