Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatar e deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas orëve të pasdites reshjet humbasin territor duke mbetur prezente përgjatë vijës bregdetare me intensitet kryesisht të ulët. Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era ka fryrë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?