Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme, do të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.

Sipas Meteoalb, moti do të jetë i paqëndrueshëm ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 7°C, në zonat e ulëta nga 3°C në 8°C dhe në zonat bregdetare nga 5°C në 8°C.

Era do të fryjë në drejtim lindor-verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në Kosovë do të ketë vranësira që do të shoqëorohen me reshje shiu apo dëbore

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?