Vranësira dhe reshje shiu, si do jetë moti sot
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i përfshirë nga vranësirat e shpeshta, të cilat sjellin reshje të pakta gjatë paradites. Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje me intensitet mesatar në territor, por në veriperëndim dhe juglindje, reshjet herë pas here do të jenë me intensitet të lartë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.