Vranësira në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites, duke krijuar mundësi për shira të pakët në të gjithë vendin.
Ndërsa në mbrëmje dhe në orët e vona të natës do të përmirësohen gradualisht kushtet atmosferike në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë, duke vijuar me vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h në drejtim Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.