Vranësira por temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme në vendin tonë, masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore, do të diktojnë në mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore -Juglindore, megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat makismale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 28°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2-3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?