Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të vranësirave, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët, deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin.

Më pas reshje të herëpashershme, shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 14°C

në zona e ulëta 7 deri20 °C

në zona bregdetare 9 deri 20°C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?