Vrasës me pagesë në Shqipëri, prej 2 vitesh në burgjet e Kosovës

Ahmet Ajeti, 35-vjeç nga Torina e Lipjanit është arrestuar shumë kohë më parë nga Policia e Kosovës, pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Shqipëri me dyshimin për vrasje me pagesë të kryer në vitin 2016. Por, pavarësisht arrestimit, ai ende nuk është ekstraduar në Shqipëri për t’u përballur me Gjykatën.

Krejt kjo vonesë, sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë pasi i akuzuari Ajeti ka ushtruar padi ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradim.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë konfirmuar se autoritetet në Shqipëri kanë kërkuar ekstradimin e Ajetit me 16 maj 2017 dhe ishte lejuar ekstradimi i tij, por për shkak të një padie që i akuzuari ka parashtruar kundër MD-së, rasti ende mbetet i hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykata Themelore në Prishtinë me Aktvendimin, NjN.nr.1/16, ka lejuar ekstradimin e të njëjtit për në Republikën e Shqipërisë, por i njëjti pastaj ka bërë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradim”, ka deklaruar për Indeksonline, Mirlinda Gashi, Zyrtare për Informim në GjThP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ndër të tjera thotë se aktualisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin për Çështje Administrative ka përfunduar procedura lidhur me këtë çështje dhe tani është duke u bërë përpilimi i aktgjykimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?