Vrasësi famëkeq shqiptar që merr asistencë sociale: Tërbohet Britania e Madhe!

Mediat britanike kanë vendosur në faqet e tyre kryesore foton e një shqiptari duke shtruar pyetjen: Çfarë po ndodh me drejtësinë britanike?

Saliman Barci, 41 vjeç, akuzohet për vrasje dhe është dënuar  me 25 vjet burg në Shqipëri.

Por ai pretendon se është i pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjatë vitit të fundit Barci ka qendruar në qendrat e migracionit ku ka marrë edhe asistencë sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai madje ka marrë të ardhura në betejën e tij kundër ekstradimit.

Por gruaja e tij shqiptare i ka nxjerrë të palarat.

Ajo thotë se i shoqi i ka rrëfyer se ka vrarë disa njerëz.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se i shoqi ka vrarë shumë njerëz në Shqipëri dhe është ndër kriminelët më të frikshëm në vendin e tij.

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në vitin 2009 pa praninë e tij, ai ishte dënuar për vrasjen e dy burrave në Burrel, qytet në veri të Shqipërisë, në korrik të vitit 1997.

Sipas dokumenteve gjyqësore shqiptare, treshja e gangsterëve plaçkiti gjashtë milionë lek (rreth 40 mijë euro), por Barci dëshironte të mbante gjitha paratë. Ai vrau dy shokët e tij pasi së bashku shikuan filma të dhunshëm e të përgjakshëm.

Barci i shpëtoi dënimit duke ikur si azilant kosovar në Britaninë e Madhe dhe më vonë fitoi edhe shtetësinë britanike.

Kur u pyet se si ia doli që të siguronte azilin në Britani, ai u përgjigj: “Si çdo shqiptar tjetër, mjafton të thoja se jam nga Kosova”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?