Vrasësi i Armando Beqirit: Çështja për arsye personale
Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e 13 shkurtit në hyrje të shtëpisë në Reikjavik të Islandës. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Mediat në Islandë kanë rikthyer edhe njëherë në vëmendje vrasjen. “Frettabladid”, ka publikuar rrëfimin e Angjelin Stërkaj, shqiptarit të arrestuar për ekzekutimin e bashkombasit të tij, i cili pretendon se ka vepruar i vetëm dhe se ngjarja ka ndodhur për arsye personale.
“Më vjen shumë keq që një numër njerëzish, të cilët nuk kanë të bëjnë me krimin që bëra unë, janë të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të caktoheshin në paraburgim, duke përfshirë një islandez i cili është akuzuar zyrtarisht dhe fotografitë janë publikuar nga ai me mbulim mediatik të çështjes. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, të cilat nuk i shpjegoj dot për momentin”.
Pas daljes nga izolimi në burgun e Hólmsheiði ai thotë se ka pasur mundësi të ndjekë mediat dhe pasqyrimin rreth ngjarjes, me të cilën sipas tij është spekuluar shumë. Angjelin Stërkaj ka qëndruar në paraburgim për gati dhjetë javë dhe në 15 maj i skadon afati nëse ndaj tij nuk do të ngrihet një aktakuzë konkrete nga prokuroria, çfarë mund të çojë në lirimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

