Vrasësi i efektivit, Qosja: “Nuk kam qëlluar unë i pari mbi policinë”
Lufta e RENEA-s me David Qosjen në Torovicë të Lezhës, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.
Në seancën nën masa të rrepta sigurie, përpara trupit gjykues, autori i krimit ka thënë se kanë qenë fqinjët ata që e kanë qëlluar në shtëpinë e tij me armë.
Fill pas kësaj, Qosja ka pohuar se më pas ai ka qëlluar ndaj policisë pasi nuk doja që të futeshin në shtëpinë time.
“Nuk kam qëlluar unë i pari mbi policinë. Një fqinj ka qëlluar në fillim ndaj meje. Qëllova mbi policinë sepse nuk doja që të hynte në shtëpinë time” ka thënë ai.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 30 ditë burg për Qosen, i cili mesditën e datës 2 shtator gjatë një operacioni për arrestimin e tij në Torovicë të Lezhës vrau efektivin e FNSH, Ardian Kodra. David Qosja u arrestua pas 5 orësh shkëmbim zjarri me policinë në banesën e tij në Torovicë të Lezhës.
KOHA JONË SONDAZH

