Vrasja e 14-vjeçarit, sot seanca paraprake ndaj autorit Mario Përlleshaj

Mbahet sot seanca paraprake për të Mario Përlleshin, i cili akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, Luis Meçe.

Në seancën që ka nisur në orën 13:00 të së hënës janë të pranishëm dhe prindërit e Martin Canit.

Mario Përlleshi është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Krimi ka ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.
Ndërkohë ambientet e Gjykatës së Tiranës sapo kanë mbërritur prindërit e Martin Canit, ndërsa seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?